DURRES - Në rubrikën “Raportoni ju” denoncohet ndotja e ajrit në lagjen nr 13, pikërisht në plazhin e Durrësit, aty ku vazhdon sezoni turistik.
 
Në orët e para të mëngjesit, (pa u zbardhur) punonjës të pastrimit shkojnë me makinën e plehrave, marrin pak, dhe pasi zbrazin kazanët i vënë flakën, duke shkaktuar një tym dhe ndotje të ajrit.
 
Në këtë foto që ka mbërritur në redaksinë tonë, nuk është fokusuar vetëm çfarë ka ndodhur një ditë, por banorët thonë se ky fenomen ndodh çdo ditë. Duke e denoncuar shqetësimin banorët  bëjnë apel medias të ndërgjegjësojnë këtë problem shqetësues në mënyrë që autoritetet përkatëse të ndërhyjnë për të gjetur një zgjidhje.
   

digjen plehrat

(Ne foto: Lagjja 13, foto e ardhur ne rubrikën "Raportoni ju")

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)