Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Ukrainës, Petro Poroshenko, kanë shtrënguar duart në hapje të samitit në Minsk të Bjellorusisë.  

Ky është takimi i parë i të dy zyrtarëve të lartë prej muajit qershor. Para fillimit të samitit, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se shpreson se samiti në Minsk do të sjellë paqe në Ukrainë.

“Sinqerisht shpresoj se rezultat i takimit në Minsk do të jetë paqja, dhe ne do t’ia dalim të arrijmë marrëveshje”, tha Poroshenko.

Në këtë takim, përveç zyrtarëve të lartë të disa vendeve të rajonit, merr pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.

Kremlini nuk e ka përjashtuar mundësinë e takimit direkt Putin – Poroshenko.





Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)