Pamja e parë e kësaj duket se nuk mund të ketë lidhje me ambientet e jashtme të një gjimnazi, por në fakt gjendet pikërisht jashtë dyerve të shkollës së mesme “Andon Zako Çajupi”. Në mënyrë të improvizuar disa shitës ambulant kanë hapur “një dyqan” ku u shesin nxënësve të kësaj shkolle produkte të ndryshme si patatina, pije freskuese etj.
Por ajo çka bie më tepër në sy është se gjithashtu shiten jashtë çdo kushti higjiene produkte si picat, të cilat përbëjnë rrezikshmëri për shëndetin e nxënësve.
Megjithatë frika ndaj kushteve jo të përshtatshme higjienike së këtyre ushqimeve zbehet përpara urisë dhe përpara përfundimit të minutave të pushimit të madh duke bërë që nxënësit e “Çajupit” të kërkojnë me ngulm këto ushqime të tregtuara në mënyrë të papërshtatshme jashtë dyerve të shkollës.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com