TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e bërë nga Drejtoria e Tatimeve, lidhur me raportin e përmuajshëm të nxjerrë dje nga ky institucion, ku vetëm gjatë muajit korrik, janë mbledhur 16 miliardë lekë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama, shpreh vlerësimin për punën e Brisida Shehajt dhe inspektorëve tatimorë, për vlerën më të madhe në 23 vitet e fundit, siç u theksua dje nga Drejtoria e Tatimeve.
Në postimin e tij, Rama thekson rritjen me 15.34% të të ardhurave gjatë muajit korrik, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po në rritje, me 46.6 % janë edhe të ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin, si dhe rritjen me 13.75% të të ardhurave nga Kontributet e Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore, të së njëjtës periudhë,
“Nje bravo e madhe me respekt e mirenjohje per perkushtimin Brisida Shehajt e skuadres se saj per arritjet shembullore” shkruan Rama në Twitter

Ditën e djeshme, raporti mujor i Drejtorisë së Tatimeve, theksonte arkëtimin e 16 miliardë lekëve vetëm gjatë muajit korrik, ose më saktë 1.6 miliardë lekë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com