TIRANË - Nismës “Tirana një ditë pa makina” i është bashkuar edhe kryeministri Edi Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare është fotografuar nga gazetarët e Shqiptarja.com teksa ka ardhur në këmbë në ambientet e Hotel “Tirana”, për të marrë pjesë në forumin “Të rinjtë investitorë”.

rama ne kembe

rama ne kembe

Ndryshe nga çdo herë kryeqyteti është zgjuar pa makina. E gjithë unaza e vogël është bllokuar për qarkullimin e automjeteve për t’i lënë lëvizje të lirë qytetarëve këmbësore dhe atyre që kanë zgjedhur të lëvizin me biçikleta.

Vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, ashtu sikurse ka ndodhur përgjatë javës që lamë pas, ka udhëtuar në këtë ditë me biçikletë.

veliaj me bici

Një sërë aktivitetesh do të pushtojnë kryeqytetin deri në mbrëmje me në qendër sensibilizimin për një mjedis më të pastër.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)