Unë Ricikloj dhe Ecovolis tashmë e kanë një ofertë konkrete, ku mund të paguani nëpërmjet materialeve të riciklueshme. Riciklo dhe Pedalo është një fushatë e cila i mundëson përdoruesve të biçikletës Ecovolis të paguajnë nëpërmjet kanaçeve. Njoftimet tashmë janë vendosur në stacionet Ecovolis!

10 kanaçe = 1 orë
25 kanaçe = 1 ditë
40 kanaçe = 1 javë.

ecovolis

"Sfida e kësaj fushate është të mësojmë të riciklojmë, të kursejmë ca para duke i dhënë vlerë çdo materiali të riciklueshëm dhe të mbrojmë mjedisin e përbashkët. Paguani me kanaçe është mënyra jonë për ta bërë jetën më të thjeshtë, mbro mjedisin dhe mban veten në formë duke pedalur. Riciklo dhe Pedalo është baraz me “Mbro mjedisin” në katror!"- thuhet në profilin e tyre në 'Facebook'

Gjithashtu organizuesit shprehen se çdo kanace që paguhet në formën e monedhës për të marrë bicikletat me qera, do të përdoret me qëllim bamirësie në "Garën e Krishtlindjeve" një aktivitet në ndihmë të fëmijëve në nevojë.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)