TIRANE - Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto në rrjetin social Facebook duke sjellë edhe një rrëfim të fëmijërisë së tij. Berisha tregon peripecitë që ka kaluar kur ka qenë në shkollën fillore, ku i është dashur të ecë 2 orë në këmbë përmes dëborës për të shkuar në shkollë.
“Sot në mëngjes eca për herë të parë këtë vit 2 orë në dëborë. Gjatë ecjes, si një vegim i largët i "heroizmit fëminor", më erdhi në mendje udhëtimi i përditshëm në dimrat e viteve nga klasa e parë në të shtatën, në të cilët nga mesi i nëntorit gjeri në mesin e prillit unë me bashkëmoshatarët e mi udhëtonim në dëborë vajtje-ardhje për në shkollë rreth tre orë çdo ditë të javës.
Udhëtimi ishte i lodhshëm e shpesh në klasë arrinim "të ngrirë" nga këmbët dhe duart. Klasën e gjenim gjithnjë të ngrohtë e mësuesi na lejonte të ngrohnim duart tek soba para se të uleshim në banka. Përpjekjet tona për të bindur prindërit tanë për të mos shkuar në shkollë për shkak të dëborës që kishte rënë gjatë natës ishin në tërësi pa sukses . Ndonjëherë kur dëbora ishte e konsiderueshme përdornim rrathët (rreth druri me një rrjetë spangoje që lidhej nën këpucë në mënyrë që këmba të mos futej thellë në dëborë).
Rrathët e vështirësonin ecjen por të mbanin pa u zhytur thellë në dëborë. Në ditë të veçanta, kur trashësia e dëborës ishte e madhe, një i rritur do të na shoqëronte me lopata druri më vete për të hapur rrugën. Prindërit nuk na lejonin të merrnim shkrepse me vete nga frika se mos hutoheshim duke ndezur zjarre për t’u ngrohur rrugës dhe nuk do të shkonim në shtëpi. Në rastet kur moti përkeqësohej gjatë ditës një i rritur do vinte të na merrte në shkollë ose ndodhte që të kalonim natën në familjet e shokëve tanë.
Ky udhëtim i përditshëm në dëborë për ne ishte i mundimshëm dhe jo romantik por pamëdyshje kalitës dhe mua më lidhi shumë me dëborën, e cila përveç bardhësisë ka dhe shumë të mira të tjera. Sot pas dy orë udhëtimi u ndjeva mirë. Këtë ndjej dhe këto kujtime desha t’i ndaj me ju miqtë e mi të Facebook - sb” shkruan Kryeministri.

(Fotoja e publikuar në Facebook nga Sali Berisha)
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com