Kreu i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu duket se do ta ketë shumë të vështirë të sigurojë një mandat të tretë përballë kandidatit të majtë, Safet Gjici. Frikën e dëshmon edhe turbullimi i zyrës së shtypit të Mziut, të cilët kanë ngatërruar emrin e “shefit” të tyre me atë të kundërshtarit.
Në njoftimin për takimin përmbyllës në Laknas, fjala e Mziut mbyllet duke thënë “tha në fjalën e tij z. Gjici”. Në këtë takim Mziu u shpreh se, në këtë zonë do të marrë një rezultat më të thellë sesa në zgjedhjet e 23 qershorit, ku PD kishte 7800 vota më shumë sesa PS.
“Do të dyfishohet rezultati për shkak të kësaj qeverie gënjeshtare dhe mashtruese në këto dy vite. Ky kryeministër ka guximin dhe kurajon dhe bën fushatë e përdor të njëjtat gënjeshtra si dy vite më parë. Demokratët, por edhe socialistët do të reagojnë kundër kësaj qeverie, sepse ajo është e keqja, ne jemi shumica, ne do ta mundim thellësisht më datë 21 qershor”, tha Mziu.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com