Me mijëra besimtarë myslimanë kanë falur Kurban Bajramin mëngjesin e sotëm në sheshin Skëndërbej. Besimtarët janë mbledhur që në orën 05:30 për faljen e Namazit dhe më pas kanë falur Bajramin në orën 07:00. 

Falja është bërë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Në Kavajë besimtarët janë mbledhur në sheshin “Demokracia” ku edhe kanë zhvilluar faljen e festës.

Para faljes së namazit të Kurban Bajramit u zhvillua një ceremoni me lexim Kur’ani, ligjërata dhe përshëndetje.

 


Lajmi kryesor:

Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin tek sheshi Skënderbej