FOTOLAJM/ Sot e konsideron si armik, një tjetër foto kur Berisha takonte George Soros dhe e konsideronte 'mikun e madh të shqiptarëve'

FOTOLAJM/ Sot e konsideron si armik, një tjetër foto kur Berisha takonte George Soros dhe e konsideronte 'mikun e madh të shqiptarëve'

Soros, Berisha dhe Genc Burimi si përkthyes

Sali Berisha prej kohësh ka nisur një fushatë sulmesh kundër George Soros, duke e bërë si përgjegjësin kryesor të vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për përfshirjen e tij dhe të familjes biologjike në listën e zezë për korrupsion të rëndësishëm, përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar dhe pengim të drejtësisë. Berisha e akuzon Sorosin si armik të shqiptarëve dhe se ka kapur reformën ën drejtësi në Shqipëri.

Por siç duket edhe në këtë foto të publikuar për herë të parë e si përkthyes është analisti Genc Burimi, takimet e ish-Kryeministrit Berisha më George Sorosin kanë qenë vërtet intensive.

Përveç takimit që tashmë është bërë publik, ai i vitit 2008 kur Berisha ishte Kryeministër dhe në njoftimin zyrtar të Qeverisë shqiptare thuhet se "Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një takim me mikun e madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve George Soros, një financier dhe filantropist i njohur botërisht", fotoja e  publikuar sot vërteton të paktën edhe një tjetër takim Berisha-Soros.

Ende nuk dihet se për çfarë viti bëhet fjalë, por me shumë mundësi është periudha kur Berisha ka qenë President i Republikës ose e vitit 1998 kur ai kishte dalë në opozitë.Në foto në mes Sali Berishës dhe George Soros është edhe Genc Burimi, i cili sot është gazetar dhe analist por duket se atëherë ka shërbyer si përkthyes.

K.T./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dres: 23/09/2021 11:42

    crendesi ka, george soros duhet denuar per krime kunder njerezimit, edhe kjo gje nuk ka pik dyshimi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)