ITALI - Drejtori i burgut të Fushë-Krujës Arben Suloj i është nënshtruar një operacioni të dytë në Itali, pas atentatit me tritol që ju bë në qytetin e Durrësit më 19 janar të këtij viti.
 
Suloj ka zgjedhur të falenderojë të gjithë për suksesin e operacionit përmes rrjetit social Facebook ku ka postuar edhe një foto në spital.
 
Edhe operacioni i fundit doli me sukses. Faleminderit Zot, faleminderit te gjitheve", - shkruan Suloj. 

Ky ishte operacioni i dytë për kreun e burgut të Fushë-Krujës pas plagëve të marra nga shpërthimi i tritolit që ishte vendosur në makinën e tij.
 
arben suloj

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)