Super mashtruesit nga Fieri që u arrestua para dy ditësh Ledjan Muçaraku i është zbuluar edhe një foto që ka bërë pranë makinës së kreut të opozitës, Lulzim Basha.
 
Janë të paqarta arsyet e kësaj foto, apo nëse Muçaraku ka takuar Lulzim Bashën, por në foto duket qartë se supermashtrusi mban disa letra në duar dhe nuk dihet nëse pre e mashtrimeve të tij ka rënë edhe kreu i PD.
 
Ledjan Muçaraku akuzohet se ka mashtruar 900 persona përmes një skeme piramidale. Policia zbuloi skemën e mashtrimit të Muçarakut, ndërsa iu gjetën edhe 900 kontrata me të cilat ai kishte mashtruar njerëzit.

ledjon macaraku (Ledjan Mucaraku në foto pranë makinës së kreut të PD, Lulzim Bashës)
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)