FOTOLAJM/ Thethi 'pushtohet' nga mbeturinat! Pas denoncimit në Shqiptarja.com nis pastrimi

FOTOLAJM/ Thethi 'pushtohet' nga mbeturinat! Pas denoncimit në Shqiptarja.com nis pastrimi

Thethi është një mrekulli turistike e vizituar nga shumë të huaj nga thuajse cdo vend i botës, por vetëm në Shqipëri duket se nuk ia dinë vlerat.

Që pas 30 Qershorit kompania e kontraktuar nga Bashkia Shkodër nuk ka shkuar të pastrojë koshat e mbeturinave, shkruan gazetari i Report Tv Artan Hoxha, teksa në faqen e tij në Facebook ka publikuar edhe fotot.

Gati një muaj plot që Thethi nuk pastrohet nga mbetjet e bëra pirg edhe pse kjo zonë turistike i paguan bashkisë së Shkodrës taksën e pastrimit. 

Bujtinat dhe lokalet paguajnë deri dhe mbi 25 mijë lekë  në vit edhe pse 6-7 muaj në vit Thethi bllokohet prej dëborës dhe atëherë kur kanë nevojë për pastrimin, në muajt e verës nuk e marrin këtë shërbim.

Hoxha e mbyll postimin duke kërkuar marrjen e masave për të shpëtuar produktin turistik që i ka dalë era, përpara se ambasadori Soreca të shkojë në aktivitetin e financuar me taksat e BE-se ne datat 2-3-4 gusht ne Theth për Za Fest-in.


Koshat e mbeturinave ne Theth

Pas denoncimit në Shqiptarja.com është bërë pastrimi i zonës. Kjo dëshmohet nga fotot që kanë mbërritur në redaksi. 

mbeturina.jpg" style="height:1040px; width:780px" />
Koshat e mbeturinave të pastruar
 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alvanosi: 30/07/2019 14:32

    Epo ne Shqiperi hame plehra.

    Përgjigju
  • Arbëri: 30/07/2019 10:45

    A është Ndoshta në këta kosha edhe plehërja Voltana që nuk i ndalet goja asnjë her duke pështir plehëra...!!!

    Përgjigju
  • Deutschland: 30/07/2019 08:45

    Willkommen in Albanien!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën