TIRANE - Me mbarimin e festave të nëntorit, Bashkia e Tiranës, ka nisur mbrëmë punën për heqjen e zbukurimeve të vendosura përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” si dhe në pjesët e tjera të qytetit. Njëkohësisht ato po zëvendësohen me zbukurimet për festat e fundvitit, pasi tashmë vetëm pak kohë na ndajnë nga Krishtlindjet dhe Viti i Ri.

Shqiptarja.com sjell foto të punonjësve gjatë mbrëmjes të cilët punojnë për zëvendësimin e zbukurimeve të festave të nëntorit, me ato të fundvitit. Ato pritet t’i japin kryeqytetit pamje dhe atmosferën e duhur në pritje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Tashmë, për qytetarët shqiptarë, pas festimeve për 28 dhe 29 nëntor, afrohen festat e radhës, ato të fundvitit, nën atmosferën e duhur dhe me organizimin e aktiviteteve të cilat do t’i shoqërojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. 

zbukurimet e vitit te ri

zbukurimet e vitit te ri

zbukurimet e vitit te ri
FOTO të tjera

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)