TIRANË – Një makinë është përmbysur rreth orës 07:00 të mëngjesit në rrethrrotullimin e doganës duke shkaktuar dhe plagosjen e 3 personave. Makina ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, e si rezultat është përmbysur.

Të plagosurit, dy pasagjerët dhe shoferi u dërguan në spital për të marrë ndihmën e parë. Emrat e personave të lënduar nuk bëhen të ditur.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit. Makina e përmbysur është një automjet tip Ford me targa të Laçit, LA 9496 A.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Makina e permbysur
(Ne foto: Automjeti i permbysur ne rrethrotullimi i Doganes, foto, A.Çakshiri/Shqiptarja.com  FOTO, )


Redaksia Online
(a.ç/v.gj/shqiptarja.com)