Mbreti Zog, figurë qendrore e historisë politike e shtetërore

Mbreti Zog, figurë qendrore e historisë politike e shtetërore

Mbreti Zog

Figura e mbretit Zog është padyshim një ndër figurat qendrore të historisë politike e shtetërore të Shqipërisë! Kjo figurë me merita të veçanta, por edhe me hijet e tij ashtu siç çdo lider shtetëror të asaj periudhe është i njohur tek shqiptarët kryesisht përmes histografisë komuniste që herë e banalizonte e shpesh herë nuk preferonte ta përmendte sikur donte ta fshinte atë periudhë duke krijuar një boshllëk të theksuar historik!

Pasi mbreti Zog u detyrua të largohej nga Shqipëria ashtu siç u larguan edhe shumë dinasti të tjera të vendeve të tjera në Ballkan dhe në Europë si pasojë e nisjes së Luftës II Botërore! Mandje, nga histografia komuniste vetë akti i largimit të mbretit Zog u konsiderua si një tradhti, por historia duhet te analizohet në kohën dhe në vendin e ngjarjeve e për pasojë largimi i tij jo vetëm nuk ishte tradhti, por mandje edhe ai vetë në atë e konsideronte si largim të përkohshëm duke shpresuar se shpejt do të mund të rikthehej!

Shpesh mbreti Zog dhe periudha e tij nga Regjimi komunist janë shoqëruar ngushtë me regjimin Fashist, por në fakt me Italinë ai kishte marrëdhënie si mes dy vendeve dhe jo për shkak të ideologjisë!

Mbretëria e mbretit Zog nuk kishte asgjë të përbashkët me fashizmin, sepse nuk kishte bërë e nuk bëri asnjë ligj kudër hebrenjve ashtu siç bëri Italia dhe po ashtu nuk e bazoj sundimin e tij mbi baza racore e po ashtu nuk pati asnjë politikë imperialiste e nuk synonte të zgjeronte mbretërinë e tij duke pushtuar vendet e tjera ashtu siç po bënte Italia fashiste!

Mbreti Zog është një ndër pushtetarët më jetëgjatë të historisë shtetërore shqiptare dhe ajo që bie në sy është fakti se ai karrierën e nisi dhe e arriti në nje moshë fare të re dhe arritjet e tij shtetërore e politike janë falë aftësive të tij personale e për këtë arsye ai mund të konsiderohet si një ndër "kafshët politike" më të rëndësishme të Shqipërisë por edhe të Ballkanit në periudhën e tij! Ai u përballë me komplote e me situata komplekse të brendshme dhe të jashtme e megjithatë, ai falë intuitës dhe eksperiencës arriti të mbijetojë deri në pushtimin italian të Shqipërisë!

Ai, thuhet se lexonte dhe mbante si "Bibël" librin e Makiavelit! Pas largimit të tij e deri në vdekjen e tij në Paris, historia dhe aktivitetit i tij mbeti në errësirë deri në fillim të viteve '90! Mbretëria e Zogut pati një rëndësi të madhe për konsolidimin e shtetit shqiptar, për stabilitetin politik të vendit duke i dhënë Shqipërisë autoritetin e një shtetit në arenën ndërkombëtar! Përtej situatës së vështirë kur atiju dasht të sundonte Shqipërinë, ai u përpoq të ndërtonte një shtet mondern shqiptar duke bërë edhe hape të rëndësishme në fushën e arsimit, sforcimet e tij për të ndërtuar Bankën e Shqipërisë, por edhe reforma të tjera të rëndësishme në fushën tregtare por edhe reformën e vështirë agrare!

Mbreti Zog është një figurë padyshim më e rëndësishme e Shtetit të Pavarur shqiptar, por ai duhet të trajtohet si politikan dhe si burrë shteti duke e zhveshur nga histografia komuniste!

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 12/08/2022 08:10

    Hahahaha,ne epoken e internetit,arshivave te hapura,sme rezulton ndonje zotni i madh sipas drejtesise. Francezet sidomos jane shume precize.

    Përgjigju
  • Likja: 12/08/2022 08:03

    Ky daci qenka si daci lom deliut qe nuk e njeh perudhen e te vetshpallurit mbret dhe tradherarit hajdut

    Përgjigju
  • kastriot: 12/08/2022 05:08

    cfare figure historike ci kini keto .nje tradhetare ishte hajdute shiti vendin vrau gjithe ata patriot

    Përgjigju
  • Shaqo: 11/08/2022 18:56

    O Dac, qenke toc fare.

    Përgjigju
  • Maks: 11/08/2022 18:18

    Ti thua hije te zogut Por cfar mund te thuash per vrasjet e avni rustemit.bajram currit e Luigi gurakuqit Cfar mund te thuash per alencen me serbin Cfar mund te thuash ikjes nga shqiperia ne 7 prill dhe boshatisjes se thesarit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët