KAVAJE- Kjo është pistoleta e cila iu bllokua tre personave në zonën e plazhit të Golemit nga policia e Kavajës paraditen e të enjtes. Mes të arrestuarve është edhe një femër, ndërsa policia e Kavajës ka intensifikuar hetimet për motivin se përse Gentjan Gjeloshaj, Eduart Gjelo, 38 vjeç dhe Klajda Fiku 22 vjeçe vinin nga Tirana të armatosur me pistoletën TT të cilën e shihni në foto.
pistoleta ne kavaje
 
Sipas policisë është ende e paqartë nëse 3 të arrestuarit ishin nisur për të realizuar ndonjë grabitje, kanosje me armë, apo atentat në zonën e plazhit të Golemit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)