KENIA – Uniforma e një policeje në Kenia ka shkaktuar një reagim të fortë në rrjetet sociale, e sidomos në Twitter.

Debati filloi pas një fotografie të postuar në median sociale, ku dukeshin format e trupit të oficeres së policisë për shkak të veshjes së saj tepër të ngushtë. Shumë kritika u adresuan ndaj saj në Twitter.

Pjesa më e madhe e tyre kritikonin mënyrën se si ajo ishte veshur. Kjo nuk është hera e parë që uniformat e policisë së Kenias janë bërë objekt diskutimi. Vitin e kaluar, disa oficere policie u kritikuan se kishin vendosur të kuq buzësh dhe vathë të mëdha gjatë ushtrimit të detyrës.

Kjo mënyrë e tyre e veshjes u cilësua joprofesionale.


police ne kenia


police ne kenia

(v.gj/shqiptarja.com)