VLORË - Dy makina janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës. Korrespondentja jonë në Vlorë, Jerola Zijaj thotë se flakët i janë vënë makinës Mercedez Benz tip ML, dhe më pas ato kanë përfshirë dhe makinën tjetër ngjitur,Benz tip E-Class.
Të dyja makinat ishin parkuar poshtë pallateve në këtë zonë.
Policia po heton pistën e një zjarrvënie të qëllimshme të makinës tip ML e cila mësohet se është në pronësi të shtetastit Altin Sulo.
Nisin hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

(Foto: Makina tip Benz ML e djegur)

(Foto: Makina Benz E-Class e djegur)

(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com