Ne foto ajo eshte ulur krah Liri Berishës, bashkëshortes së ish-kryeministrit. Dhe kjo jo rastësisht, pasi zonja Gjoni është shumë pranë familjes Berisha. Ajo është anëtare në fondacionin “Fëmijët Shqiptarë”, që drejtohet nga Liri Berisha, ndërsa gjithashtu ka qenë këshilltare financiare e Sali Berishës në vitet ’92-’96 kur ai ishte President.
Vec këtyre fakteve të njohura dhe të bëra publike nga vetë zv.guvernatorja në CV-në e saj, kjo foto e shfaq atë në tryezë edhe me Argita Berishën, cka e bën zonjën Gjoni edhe më të afërt me familjen ish-kryeministrore.
Ne foto:
Liri Berisha, Elisabeta Gjoni, Mimoza Vokshi, Albana Vokshi, Miranda Rama (gruaja e vellait te Liri Berishes dhe keshilltare aktuale e Adrian Fullanit), ne krahun tjeter, nJe ish anetare e Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare dhe Argita Berisha.
Jo vetëm Gjoni, por në këtë foto të siguruar eksluzivisht nga A1Report tregohet dhe fakti se Berisha ka punësuar dhe të afërm të tij, siç është Miranda Ramaj, gruaja e vëllait të Liri Berishës, aktualisht në pozicionin e këshilltares pranë Fullanit. Ndërsa bisedën mes tyre e shoqëron edhe deputetja demokrate Albana Vokshi.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)