Foto/Mirëmbajtje për këndet rekreative në lagjet e Tiranës, më shumë siguri për fëmijët që luajnë aty

Foto/Mirëmbajtje për këndet rekreative në lagjet e Tiranës, më shumë siguri për fëmijët që luajnë aty

Punonjësit bashkiakë duke mirëmbajtur këndet rekreative në lagjet e Tiranës

Ndërtimi i këndeve rekreative dhe atyre të lojërave për fëmijë në çdo lagje të Tiranës ishte një sipërmarrje jo e lehtë që u bë realitet falë edhe bashkëpunimit të shumë donatorëve.

Por tashmë mirëmbajtja e tyre është një sfidë edhe më e vështirë, që kërkon angazhim dhe përkujdesje të përditshme nga ndërmarrjet bashkiake. 

Ndaj për t'i mbajtur ato funksionale dhe të sigurta për fëmijët, punonjësit bashkiakë kanë përqendruar forcat, mjetet e materialet për ta fituar edhe këtë sfidë në funksion të fëmijëve e familjeve të Tiranës.

Siç shihet edhe nga fotot, puna ka nisur me riparimin e të gjitha moduleve të lojërave të dëmtuara si dhe të gjithë aksesorëve të tjerë të këndeve, si stolat, koshat apo ndriçuesit.

Natyrisht që fitorja e kësaj sfide të përditshme do ishte më e lehtë nëse edhe të gjithë banorët e Tiranës do të bashkëpunojnë për t'i mirëmbajtur këto kënde.

Punonjësit bashkiakë duke mirëmbajtur këndet rekreative në lagjet e Tiranës )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Interpelanca/ Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të territorit, ndryshimet ligjore nuk cenojnë asnjë direktivë europiane

Interpelanca/ Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të territorit, ndryshimet ligjore nuk cenojnë asnjë direktivë europiane