PESHAWAR - Ndërsa në Pakistan zhvillohen homazhet për 141 personat e vrarë në shkollën ushtarake të Peshawar, 132 prej të cilëve ishin fëmijë, mediat kanë publikuar pamjet e para shokuese të një prej mësueseve e cila u dogj e gjallë para nxënësve të saj.
Viktima Tahira Kazi, drejtuesja e shkollës publike ushtarake në Peshawar, besohet se ishte objektiv i terroristëve pasi ishte gruaja e një koloneli të tërhequr, Kazi Zafrullah.

Foto të tjera
Fotot tregojnë skenat e masakrës dhe zyrën e Tahira Kazi ku një terrorist hodhi në erë veten.
Në fotot e para të publikuara dallohet gjithashtu edhe një sërë skenash të tjera shokuese, ku shumë prej nxënësve u vranë.

(Në foto: Mësuesja e cila u dogj e gjallë para nxënësve të saj)
Foto të tjera
Nxënësi: Nëse do të qaja, për mua do të thoshte vdekje
Një prej dëshmive të nxënësve që u plagosën në këtë ngjarje tregon se terroristët filluan të qëllojnë pa pushim për 10 minuta, më pas bën një pushim prej rreth 1 minutë, duke filluar të qëllojnë sërish drejt atyre që qanin dhe lëviznin.
“Edhe unë u qëllova me dy plumba, desha të qaj, por nuk e bërë se kjo do të thoshte vdekje e sigurtë”- tregon një nga nxënësit e plagosur.

Foto të tjera
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Viktima Tahira Kazi, drejtuesja e shkollës publike ushtarake në Peshawar, besohet se ishte objektiv i terroristëve pasi ishte gruaja e një koloneli të tërhequr, Kazi Zafrullah.

Foto të tjeraFotot tregojnë skenat e masakrës dhe zyrën e Tahira Kazi ku një terrorist hodhi në erë veten.
Në fotot e para të publikuara dallohet gjithashtu edhe një sërë skenash të tjera shokuese, ku shumë prej nxënësve u vranë.

(Në foto: Mësuesja e cila u dogj e gjallë para nxënësve të saj)
Foto të tjeraNxënësi: Nëse do të qaja, për mua do të thoshte vdekje
Një prej dëshmive të nxënësve që u plagosën në këtë ngjarje tregon se terroristët filluan të qëllojnë pa pushim për 10 minuta, më pas bën një pushim prej rreth 1 minutë, duke filluar të qëllojnë sërish drejt atyre që qanin dhe lëviznin.
“Edhe unë u qëllova me dy plumba, desha të qaj, por nuk e bërë se kjo do të thoshte vdekje e sigurtë”- tregon një nga nxënësit e plagosur.

Foto të tjeraRedaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)









