Fotot/ 1 vjetori i Dritëro Agollit
pikëllimi i bashkëshortes Sadije

Fotot/ 1 vjetori i Dritëro Agollit<br />pikëllimi i bashkëshortes Sadije<br>
Dritëro Agolli, i konsideruar si një ndër shkrimtarët dhe poetët më të rëndësishëm shqiptarë të shekullit të kaluar, është përkujtuar me ceremoni të ndryshme gjatë ditës së sotme, me rastin e një vjetorit të vdekjes së tij.

Përveç bashkisë së Tiranë, që mbolli një kopësht me selvi në nder të tij në Parkun e Madh pranë liqenit, mjaft miq e shokë të tjerë të Agollit janë mbledhur për ta kujtuar sot në vendin e prehjes së tij në varrezën e Tufinës.

Në fotot e publikuara nga Ora News, dallohet mikun i familjes Agolli, historiani Moikom Zeqo i cili flet pranë varrit të shkrimtarit.

“Varri do të kthehet në një vend pelegrinazhi për ata që duan penën e Dritëroit” – u shpreh ai.

Përballë Zeqos, dallohet e ulur në stol, e drejtuar nga busti i Agollit, bashkëshortja e tij Sadija, e cila duket ende e pikëlluar dhe e trishtuar rëndë për humbjen e të shtrenjtit të saj, me të cilin ndau 53 vite jetë.

[gallery]25474[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët