FOTOT/ A po e sponsorizon familja Berisha udhëtimin e gazetarit të 'Bild', Peter Tiede te protesta në Tiranë?

FOTOT/ A po e sponsorizon familja Berisha udhëtimin e gazetarit të 'Bild', Peter Tiede te protesta në Tiranë?

Peter Tiede, korespondent i gazetës së njohur gjermane Bild” është shfaqur në Tiranë nga 17 deri më 21 shkurt, për të ndjekur protestën e opozitës.

Gjatë gjithë kohës ai ka qenë nën shoqërinë e izh- zëvendësministrit të Jashtëm të Kosovës, Gani Dreshaj, i partisë së Haradinaj, dhe një familjari të Sali Berishës, Shkelqim Berisha. 

FOTOT/ A po e sponsorizon familja Berisha udhëtimin e gazetarit të

Foto. Gazetari Peter Tiede duke ndjekur protestën

Dreshaj, i cili duket që ka qenë dhe sponsori financiar i tij, ka mbuluar dhe fjetjen e tij në hotel Marriot në Tiranë. 

Dhoma ku ka fjetur gazetari, është regjistruar me emrin e Gani Dreshaj.

Ata janë parë së bashku në hollin e hotelit në datën 19 dhe 20 shkurt. 

FOTOT/ A po e sponsorizon familja Berisha udhëtimin e gazetarit të

Foto. Në foto Gani Dreshaj, Peter Tiede dhe Shkelqim Berisha, familjar I Sali Berishës. 

Dhoma ku qëndroi gazetari (dhoma nr. 1904) rezultonte e rezervuar nga Gani Dreshaj, hyrja  e të cilit në Tiranë nuk provohet nga sistemi TIMS.

Pra kemi të bejmë me një hyrje ilegale. Por ai nuk ka bërë kujdes të fshihet pasi mori pjesë në protestë.

Me dy pankarta në duar, ish-diplomati Dreshaj ka kërkuar lirimin e liderit të opozitës, Sali Berisha nga arresti shtëpiak i vendosur nga 'gjykata e dirigjuar nga kryeministri Edi Rama'. 

FOTOT/ A po e sponsorizon familja Berisha udhëtimin e gazetarit të

Foto: Gani Dreshaj, ish zëvendësministër i Haradinaj duke protestuar për lirimin e Berishës nga procesi gjyqësor për korrupsion. 

Ata janë parë po ashtu në hollin e hotelit deri vonë në mesnate natën e 19 Shkurtit, kurse më 20 shkurt në mbrëmje kanë bërë dhe një shëtitje tek pallati i Berishës, për të përshkruar dritaren nga ku Berisha i flet “xhematit” të tij çdo mbrëmje. 

FOTOT/ A po e sponsorizon familja Berisha udhëtimin e gazetarit të

Foto e Peter Tiede në rrugën e Berishës

Me siguri Tiede do të publikojë sot ose nesër shkrimin mbi protestën, për të cilën nuk kemi ndonjë kuriozitet.  

I vetmi kuriozitet është nëse i ka raportuar redaksisë se ka fjetur në një hotel me pesë yje në një dhomë të paguar nga militantë të Berishës dhe kanë qenë gjithë kohën nën kujdesin e tyre.

Për një gazetë që ka zanat publikimin e skandaleve kjo ka shumë rëndësi.  

FOTOT/ A po e sponsorizon familja Berisha udhëtimin e gazetarit të

Gani Dreshaj dhe Shkelqim Berisha

/Tema

B.K/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar