FOTOT/ Adriana Kalaja thirrje për destabilizim dhe vrasjen e Rames e Veliajt: Tritoli është zgjidhja e vetme të lirohet Sali Berisha

FOTOT/ Adriana Kalaja thirrje për destabilizim dhe vrasjen e Rames e Veliajt: Tritoli është zgjidhja e vetme të lirohet Sali Berisha

Foto e publikuar nga Adriana Kalaja

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, ka bërë thirrje për destabilizim dhe duke vendosur dy fotografi me pistoletën drejtuar ne kokën e kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, nënkupton vrasjen e tyre.

Në një postim te gjate ne Facebook, Kalaja shpreh zhgënjimin pse Sali Berisha nuk e caktoi atë Drejtuese Politike të Qarkut të Tiranës, por Belind Kelliçin, dhe nënvizon se e vetmja mënyrë që Partia Demokratike të vijë në pushtet është përmes përballjes, destabilizimit dhe “tritolit”, duke lënë të kuptohet nxitjen e dhunës së paprecedentë.

“E kam thënë që kur vura kandidaturën në primaret e zhvilluara në PD se: Tirana shpëtohet vetëm me TRITOL. Sot jam më e bindur se kurrë se jo vetëm Tirana por e gjithë Shqipëria. Besoj se edhe një pjesë e mirë e Juaja që, dikur nuk u bashkuat me tezën time. Sa për ata që më sulmuan, nuk i'a vlen, të harxhoj kohën time të vyer. Koha më dha të drejtë. Ashtu si për shumë ide e veprime që kam ndërmarë.

Pyetja që unë shtroj është se: A shkohet në "luftë" pa Komandantin apo në fushatë zgjedhore pa Kryetarin e PD-së dhe Liderin e Opozitës? Kurrsesi JO. Madje, historia ka treguar se fitoren në një betejë e ka arritur ai që ka "vrarë" Komandantin e palës kundërshtare, ku ushtarët pas kësaj, kanë braktisur fushën e betejës. Për këtë arsye teoria e "tritolit" sot është zgjidhja e vetme.

Vetëm me përballje, destabilizim dhe "tritol":

1. Lirohet Prof. Dr. Sali Berisha.

2. Rrëzohet Mafia në pushtet.

3. Krijohen kushte për Qeverinë Teknike.

Vetëm kështu, shkohet drejt fitores.

PS: Filloni tani procedim penal për kanosjen e dy Drejtuesve të Grupit të Strukturuar Kriminal Rama – Veliaj”, thekson Adriana Kalaja.

Kjo nuk është hera e parë që Adriana Kalaja bën deklarata kërcënuese në rrjetet sociale, kryesisht ndaj kryeministrit Edi Rama. Në korrik, Kalaja përfundoi në polici nën akuzën e kanosjes për shkak të detyrës.

Postimi i Adriana Kalasë në rrjetet sociale

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD përsërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Indonezi/ Papa Françesku: Feja të mos përdoret për konflikte! Kriza mjedisore, rrezik ekzistencial

Indonezi/ Papa Françesku: Feja të mos përdoret për konflikte! Kriza mjedisore, rrezik ekzistencial