FOTO/ Artistja e njohur franceze realizon muralen në kryeqytet, Veliaj: Tirana zgjohet me art!

FOTO/ Artistja e njohur franceze realizon muralen në kryeqytet, Veliaj: Tirana zgjohet me art!

Murale në Tiranë

Fasadat e pallateve të kryeqytetit janë shndërruar në vepra arti përmes pikturave, ku tematikë kryesore janë të rinjtë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka treguar këtë mëngjes një prej fasadave e cila është transformuar me një kryevepër të artistes franceze. “TIRANA zgjohet me art! Kryevepër e artistit francez ZABOU, në Tiranë. Fantastike”, shkruan Veliaj.

E perceptuar si një ekspozitë në qiell të hapur kjo nismë synon t’i jap jetë pallateve dhe zonave nga periferia deri në qendër të Tiranës.  Ndaj ky projekt lidhet ngushtësisht me historinë e qytetit.

“Mural Fest Tirana” i cili vjen dhe në kuadër të Tiranës Kryeqytet i Rinisë Europiane, është një aktivitet i kthyer tashmë në traditë për kryeqytetin,  dhe në këtë edicion të katërt, marrin pjesë artistë vendas dhe të huaj nga Uruguai, Argjentina, Zvicra, Spanja, Italia, Greqia etj,. Tirana Mural Fest është ideuar nga Henril Çule, Drejtor i Ndërmarrjes së Dekorit dhe kuruar nga artisti Helidon Haliti.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andre: 03/10/2022 09:53

    Shume e bukur, vetem arti mund t'ja ndryshoje zymtesine ndertesave te vjetra e te shemtuara.

    Përgjigju
  • barbuni: 03/10/2022 09:11

    ky ndyresire qe ska lene femije oligarku pa vizatuar neper pallatet e qytetit me parate e taksapaguesve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale