FOTOT/ Brenda koleksionit të bizhuterive të mbretëreshës, nga gjerdanët e çmuar tek karfica me vlerën 40 mijë paund

FOTOT/ Brenda koleksionit të bizhuterive të mbretëreshës, nga gjerdanët e çmuar tek karfica me vlerën 40 mijë paund

Mbretëresha me karficënme vlerë 40 mijë paund

Gjatë gjithë jetës së saj, Mbretëresha Elizabeth grumbulloi një koleksion bizhuterish, thesare të paçmueshme dhe dhurata nga liderët botërorë. Monarkja rrallëherë shihej pa diamante, perla apo gurë të çmuar.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar karficave të saj. Madhështia e saj shpesh zgjidhte karfica me kuptime të veçanta, që shpesh lidheshin me presonin që do takonte, vendin apo organizatën që do vizitonte. Bizhuteritë më mbresëlënëse ishin të rezervuara për raste të profilit të lartë si darkat shtetërore.

Mbretëresha rrallëherë shihej pa tre vargjet e perlave të dhuruara nga gjyshi i saj. Koleksioni Mbretëror mbahej nga Sovrani për pasardhësit e saj dhe kombin dhe nuk ishte në pronësi të Mbretëreshës. Megjithatë, ajo kishte koleksionin e saj më të vogël, të cilin dihet se ua huazonte anëtarëve të familjes mbretërore për raste zyrtare dhe vizita shtetërore.

Perlat ishin bizhuteritë e para 'serioze' të mbretëreshës. Kur gjyshi i saj George V festoi jubileun e tij të argjendtë në 1935, ai u dha të dy mbesave të tij gjerdan perla.

Gjerdani i saj i preferuar ishte versioni i saj me një fije perla.  Ndërkohë, mbretëresha kishte gjithashtu një gamë të madhe gjerdanesh, duke përfshirë kompletet mahnitëse të dhuruara nga kurorëzimi i saj në 1953.

Një nga bizhutë e preferuara të familjes mbretërore ishte karfica me diamant Kensington Bow, një dhuratë martese nga banorët e Kensington për gjyshen Mbretëreshës në 1893, që në atë kohë kushtonte 450 £. Vlera e karficës sot ka shkuar rreth 40,000 £.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet