Mbretëresha Elizabeth II ndërron jetë, reagon politika shqiptare! Rama: Lamtumirë! Begaj: Do mbahet mend me admirim! Meta: Humbje e madhe

Mbretëresha Elizabeth II ndërron jetë, reagon politika shqiptare! Rama: Lamtumirë! Begaj: Do mbahet mend me admirim! Meta: Humbje e madhe

Mbretëresha Elisabeth II

Politika shqiptare ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mbretëreshës Elisabeth II. Teksa i shpreh ngushëllimet familjes mbretërore, Presidenti Bajram Begaj shkruan se mbretëresha do të kujtohet me admirim, ndërsa shton se kishte forcë e kurajo të jashtëzakonshme.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi ta komentojë shkurt ndarjen nga jeta të mbretëreshës. Ai ka publikuar një foto të saj ndërsa bashkëngjitur shkruan ‘Lamtumirë Mbretëreshë’. Princ Leka ka shpërndarë një foto të mbretëreshës kur dekoron Nënë Terezën me ‘Order of Merit’. Leka shkruan se mbretëresha Elisabeth do të mbetet një mentor për këdo aspiron t’i shërbejë interesit kombëtar.

Teksa shpreh trishtimin për vdekjen e mbretëreshës, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla thotë se ajo ishte simbol i stabilitetit të Mbretërisë së Bashkuar dhe botës, si edhe e ndihmoi vendin e saj në ndryshimet e mëdha përgjatë shtatë dekadave. Ndërsa ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka thotë se ajo ishte figurë respekti dhe admirimi për të gjithë botën.

Reagime pati edhe nga opozita. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehu ngushëllimet për Familjen Mbretërore shkruan se mbretëresha është e admiruar në mbarë botën për lidershipin frymëzues. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili shkruan se do të mbahet mend si gruaja që mishëroi qetësinë dhe stabilitetin në një botë të trazuar.

Një reagim ka patur edhe nga Sali Berisha, i shpallur non grata nga Britania e Madhe. Berisha ka kujtuar kohën kur është pritur nga mbretëresha në pallatin Buckingham në kohën kur ai ishte kryeministër i Shqipërisë. Ai i ka shprehur ngushëllimet familjes mbretërore, ndërsa shkruan se mbretëresha solli stabilitet e prosperitet për vendin e kombin e saj.

Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elisabeth II ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familja mbrëtërore. Të gjithë fëmijët e mbretëreshës, princat Ëilliam dhe Harry, kanë shkuar në kështjellë. Mbretëresha Elizabeth ndërroi jetë në Kalanë Balmoral në Skoci nga problemet me shëndetin. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Krashi për Report Tv: Mbretëresha Elizabeth, simbol i shërbëtorit publik

 

Deputeti socialist, Lavdrim Krashi, në një intervistë për Report Tv, ka treguar se si e ka njohur ai mbretëreshën Elisabeth, kjo për shkak se 27 vite të jetës së tij i ka kaluar në Angli si emigrant.

“Unë kam jetuar 27 vite dhe e kam njohur përmes fjalimeve të saj përshëndetëse për Krishtlindje dhe në raste të tjera në hapjen e sesioneve parlamentare dhe përshkrimit në vija të përgjithshme sa herë që ndërroheshin qeveritë”, tha Krashi.

Ai e ka cilësuar mbretëreshën si simbol të shërbëtorit publik.

“Figura e mbretëreshës është një grua që personifikon bashkimin e popullit britanik, sigurinë e shërbëtorit publik për 70 vite të mbretërimit të saj, është një nga monarkët me jetëgjatësinë më të madhe”, tha ai.

Ora 22:51
U shpall ‘non grata’ nga Britania, Berisha reagon për ndarjen nga jeta të mbretëreshës: Më priti me ceremoni në pallatin mbretëror

Sali Berisha, i shpallur non grata nga Britania e Madhe, ka reaguar për ndarjen nga jeta të mbretëreshës Elisabeth II. Berisha ka kujtuar kohën kur është pritur nga mbretëresha në pallatin Buckingham në kohën kur ai ishte kryeministër i Shqipërisë. Ai i ka shprehur ngushëllimet familjes mbretërore, ndërsa shkruan se mbretëresha solli stabilitet e prosperitet për vendin e kombin e saj.

“Dielli nuk lind më për Mbretëreshën Elizabeth e II. Të dashur miq, Elizabeth e II, Monarkja që mbretëroi më gjatë se kushdo në historinë mbretërore të Britanisë së Madhe, plot 70 vjet, ku udhëhoqi me ndere, përkushtim e dinjitet e solli mbi të gjitha stabilitet e prosperitet për vendin e kombin e saj, mbylli sytë përgjithmonë duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme vlerash mbretërore e njerëzore, një devotshmëri e integritet të pashoq që do të mbahet mend në kohëra.

Mbretëresha Elizabeth e II ishte personaliteti më i shquar dhe më i dashur e cila me virtytet, mençurinë dhe devocion 70-vjeçar në shërbim të kombit, mbretërisë të saj dhe paqes në botë u shndërrua në një nga personalitetet më të respektuara dhe më fisnike e të dashura të kohës.

Unë kam patur rastin të pritem në Pallatin e Buckingham në audiencë të veçantë nga Madhëria e saj si president i Shqipërisë. Mbeten të paharruara për mua vlerësimi i saj për përmbysjen e diktaturës staliniste në Shqipëri dhe përpjekjet e shqiptarëve për ndërtimin e demokracisë. Në vitet e mëvonshme përsëri jam takuar në pritje ceremoniale të shtruara nga Madhëria e saj.

Duke shprehur vlerësimin tim më të lartë dhe nderimin tim më të thellë për këtë Zonjë të madhe të nderuar në mbarë botën shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera Madhërisë së tij Mbretit Charles, familjes mbretërore dhe subjekteve të Madhërisë saj dhe lutem që shpirti i saj i madh të gjejë paqen e amshuar. Amin”, shkruan Berisha.

Ora 22:31
Vdekja e mbretëreshës/Vjen reagimi i kryebashkiakut të Hasit: Mbetesh e paharruar për ne

Kryetari i Bashkisë së Hasit, Liman Morina ka pasur një reagim për humbjen e mbretëreshës Elizabeth.

Në emër të Bashkisë Has, të qytetarëve por edhe vajzave, djemve e familjeve hasjane që jetojnë e punojnë në Mbretërinë e Bashkuar, shprehim ngushëllimet më të ndjera për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Sajë, Mbretëreshës Elisabeth II. E ndjejmë obligim të ndajmë dhimbjen me familjen mbretërore dhe qytetarët e MB për këtë humbje të madhe.Prej vitesh qytetarët e Hasit ndërtuan ura komunikimi me Britaninë e Madhe, gjetēn strehë e ndërtuan jetën e të ardhmen. U betuan para Madhërisë së Sajë e cila u besoi shtetësinë e Kurorës, për të qenë qytetarë të denjë e kontribuues vlerash në atë tokë e cila u kthye në atdheun e dytë për ta. Ne përulemi para veprës të Elisabeth II, e cila ka zënë një vend të veçantë më zemrën e çdo hasjani. Faleminderit Mbretëreshë. U prehsh në paqe. Mbetesh e paharruar për ne”, shkruan ai.

Hasi dhe Anglia kanë një lidhje të madhe. Kjo pasi një pjesë e konsiderueshme e të rinjve kanë zgjedhur që të emigrojnë drejt Anglisë, e ndërsa disa javë më parë, ai ka bërë me dije se në sheshin e qytetit të Hasit do të vendoset një monument i Mbretëreshës Elisabeth të Anglisë.

Ora 22:16
Ndarja nga jeta e mbretëreshës Elisabeth II, Princ Leka ndan foton kur ajo dekoron Nënë Terezën: Do mbetet një mentor për këdo aspiron t’i shërbejë interesit kombëtar

Princ Leka ka reaguar për ndarjen nga jeta të mbretëreshës Elisabeth II. Ai ka postuar një foto të mbretëreshës kur dekoron Nënë Terezën me ‘Order of Merit’. Leka shkruan se mbretëresha Elisabeth do të mbetet një mentor për këdo aspiron t’i shërbejë interesit kombëtar.

“Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeth II, prehet sot në paqe pas më shumë se 70 vitesh në shërbim ekskluziv të shtetit, të popullit britanik dhe të 14 kombeve të Commonëealth anembanë rruzullit që e njihnin për sovranen e tyre. Dëshmi e gjallë e mishërimit të sovranitetit kombëtar në aspektin e vet më përbashkues, Elizabeth II përfaqëson mesazhin e pakohshëm të vazhdimësisë së shtetit, të Kurorës, që qëndron i palëkundur me përkushtim dhe vetëdije përballë sfidës dhe pasigurive. E lidhur prej gjakut, ndonëse prej së largu, me Mbretëreshën Geraldinë, ajo do te mbetet një mentor për këdo aspiron t’i shërbejë interesit kombëtar, kudo ku ndodhet, dhe madhështisë së shtetit që është streha dhe mburoja e shoqërisë. Më pëlqen që këtë homazh ta shoqëroj me fotografinë e çastit intim kur Mbretëresha dekoroi shqiptaren e madhe Nënë Terezën me Order of Merit, në vitin 1983. Zoti e pranoftë në mëshirën e tij dhe i priftë mbarë Madhërisë së Tij Britanike, Mbretit Charles III”, shkruan Princ Leka.

Ora 20:47
Ndahet nga jeta mbretëresha Elisabeth II, Begaj: Ishte monarke me forcë e guxim të pamasë, do mbahet mend me admirim

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mbretëreshës Elisabeth II. Begaj shkruan se Elisabeth ishte një mbretëreshë me zemër të madhe që do mbahet mend me admirim.

“Ngushëllime të ndjera Familjes Mbretërore, popullit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Komonuellthit për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabet II. Ajo ishte një mbretëreshë me zemër të madhe, forcë e kuraje te jashtëzakonshme dhe do të kujtohet gjithnjë me respekt dhe admirim”, shkruan Begaj.

Ora 20:39
Ndahet nga jeta mbretëresha Elisabeth II, Alibeaj: Do të mbahet mend si gruaja që mishëroi qetësinë dhe stabilitetin në një botë të trazuar

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dhënë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të mbretëreshës Elisabeth II.

"Ngushëllimet e mia më të thella për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II. Një grua e admirueshme, një jetë në shërbim të qytetarëve, personifikimi unik i demokracisë britanike.  Mbretëresha më jetëgjatë në historinë e Britanisë do të mbahet mend për një kohë të gjatë si gruaja që mishëroi qetësinë dhe stabilitetin në një botë të trazuar me shumë sfida. U prefsh ne paqe", shkruan Alibeaj. 

 

 

Ora 20:28
Ndahet nga jeta mbretëresha Elisabeth II, Meta: Thellësisht i trishtuar, e admiruar në mbarë botën për lidershipin frymëzues

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mbretëreshës Elisabeth II. Meta thotë se është i trishtuar ndërsa shkruan se mbretëresha është e admiruar në mbarë botën për lidershipin frymëzues.

“Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, Elizabeth II, e admiruar në mbarë botën për lidershipin frymëzues, përkushtimin dhe angazhimin e saj të pathyeshëm! Duke vlerësuar lart kontributin e Saj të jashtëzakonshëm për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, jam i bindur se figura dhe Udhëheqja e Saj e dalluar publike dhe ndërkombëtare do të kujtohet përherë me respektin më të thellë. Ngushëllimet më të sinqerta për Familjen Mbretërore, Qeverinë dhe popullin britanik, si dhe të gjithë Komonuelthin për këtë humbje të madhe”, shkruan Meta.

Ora 20:19
Mbretëresha Elisabeth II ndahet nga jeta, Nikolla: Simbol stabiliteti, ndihmoi kombin përgjatë ndryshimeve të thella

Kryetarja e Kuvendit,  Lindita Nikolla, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elisabeta II.

“Ndarja nga jeta e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elisabeta II, është një lajm i trishtuar jo vetëm për popullin e Mbretërisë së Bashkuar, por për gjithë njerëzimin. Një jetë e tërë në shërbim të kombit, të shtetit dhe qytetarëve!

Mbretëresha Elisabeta II, përbashkuesja e kombit, e pranuar gjerësisht si simbol i stabilitetit të Mbretërisë së Bashkuar dhe botës, e  ndihmoi vendin e saj në ndryshimet e mëdha përgjatë shtatë dekadave, për forcimin e identitetit kombëtar,  rritjen e ndikimit gjeopolitik dhe të pozitës ndërkombëtare.

Pushofshi në paqe, Madhëria Juaj!”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

Ora 20:12
Vdekja e monarkes më jetëgjatë/ Rama: Lamtumirë mbretëreshë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta e mbretëreshës Elizabeth.

“Lamtmurië mbretëreshë”, shkruan Rama.

Ora 20:11
Humb jetën monarkia britanike Elizabeth II, Xhaçka: Ngushëllime, gjatë mbretërimit të saj 70 vjeçar dha udhëzime, motivim, vizion dhe stabilitet

1630744857_elizabeth780x4391600x360.jpg

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar mbi vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II.

Me dhimbje të madhe dëgjuam lajmin për ndarjen nga jeta e # Mbretëresha Elizabeth. Gjatë mbretërimit të saj 70 vjeçar ajo dha udhëzime, motivim, vizion dhe stabilitet për Britaninë, një figurë respekti dhe admirimi për pjesën tjetër të botës . Ne ofrojmë @Familja mbretërore dhe njerëzve të saj  ngushëllimeve tona të përzemërta.- shkroi Xhaçka

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës