Tetët burrat dhe një grua ishin nisur mbrëmjen e së martës nga Boulogne në Francë drejt Britanisë së Madhe, por për shkak të problemeve me varkën nuk kanë arritur në destinacionin e tyre. Sipas raportimeve të autoriteteve britanike nuk bëhet e ditur se si u sinjalizua për problemet e varkës, por helikopterët dhe varkat e shpëtimit hasën vështirësi në shpëtimin e klandestinëve për shkak të detit të trazuar dhe erërave të forta.
Si përgjegjës për trafikun e tyre drejt Anglisë, NCA ka arrestuar një shqiptarë që jetonte në veri të Londrës. Afrim Xhekaliu, 40 është arrestuar dhe ka dalë përpara gjykatës me akuzat e organizimit të këtij trafiku që për pak u kushtoi jetën 9 shqiptarëve.

Shqiptaret e shpetuar nga mbytja ne Angli










