Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, është gjyqtarja e parë shqiptare e cila ka kaluar me sukses procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë, një prej kolonave kyçe të ndryshimeve kushtetuese dhe reformës në drejtësi në Shqipëri.

Ajo u paraqit sot për të dëgjuar vendimin përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në  Tiranë, i cili dje kishte kaluar me sukses verifikimin e gjendjes së saj pasurore si dhe aftësitë e saj profesionale.

Tusha u paraqitur me avokatin e saj në sallën e Pallatit të Kongreseve, ku do të kalojnë në “sitë” të gjithë gjyqtarët e prokurorët shqiptarë.

E buzëqeshur dhe e shoqëruar me një veturë modeste (në krahasim me ato të shumë kolegëve të saj) Volkwagen Passat, Tusha dukej sot si imazhi i gjyqtares së ndershme dhe të pastër, çka është edhe vetë synimi i reformës në drejtësi.

Në sallë ishte i pranishëm edhe një përfaqësues i huaj i OMN-së, që po asiston reformën.

Para Tushës, kolegu i saj në Gjykatën Kushtetuese, Fatos Lulo, ishte përjashtuar për shkak të mos-justifilkimit të pasurisë së tij prej afro 500 mijë dollarësh.