Fansat mezi po presin të shohin bukuroshen Ora të pozojë me veshjet e ndryshme të kësaj marke.
Në një foto ekskluzive për Material Girl, Rita shfaqet me një fustan veror ku ndodhet në një autobus të Londrës.
Ndërsa në një tjetër pozë Rita shfaqet para pallatit Mbretëror të Bukingamit, ku imiton mënyrën si qëndrojnë rojet.
Rita ka zëvendësuar modelen Georgia May Jagger, e cila ka qenë më parë imazh i markës së njohur.
Këngëtarja ka qenë mjaft e ngazëllyer për këtë projekt që prej momentit që ka marë vesh lajmin.
Ka qenë vajza e Madonnës ajo që e ka shtyrë mamanë e saj për këtë vendim, pasi është një fanse e madhe e këngëtares kosovare.
(b.t/shqiptarja.com)