PRISHTINE- Disa nga fotot më interesante dhe të që dalin për herë të parë në dritë nga Shqipëria, Kosova, Ballkani që nga shekulli XIX, prej fotografëve të parë të trojeve shqiptare – vëllezërit Marubi – do të ekspozohen për herë të parë në Galerinë e Arteve të Kosovës në Prishtinë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Lajmin e konfirmoi sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet faqes së tij në Facebook.
Për të shënuar përvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Galeria Kombëtare e Kosovës do të realizojë ekspozitë në bashkëpunim me Fototekën Kombëtare “Marubi” në Shkodër, ku do paraqiten fotografi të paekspozuara më parë prej të gjithë fotografëve të fondit të Fototekës Kombëtare “Marubi”: Pietro, Kel e Gegë Marubi, Kol Idromeno, Pjetër Rraboshta, Dedë Jakova, Shan Pici dhe Angjelin Nënshati. Në 17 shkurt Kosova feston 6 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, të njohur deri sot nga 104 shtete anëtare të OKB-së.
Fototeka Kombetare "Marubi" ruan rreth 500 mije nagative te fotografive te fotografeve me te njohur te qytetit te Shkodrës, fotografi që dëshmojnë jetën, historinë dhe kulturën e këtij qyteti, por edhe te Shqipërisë gjate nje periudhe me shume se 100 vjeçare. Fototeka është krijuar ne vitin 1970, por në fondet e saj ruhen negative të fotografive që i përkasin një periudhe gati 150-vjeçare, duke nisur nga viti 1858.
Shkrimi u publikua sot (08.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com