FOTOT/ 'Eksod biblik': Mijëra francezë largohen nga Parisi brenda natës, boshatisen supermarketet

Dhjetëra mijëra parizianë mbrëmjen e kaluar shkaktuan një trafik tejet të rënduar, në një përpjekje të dëshpëruar për t’u larguar nga kryeqyteti përpara fillimit të bllokimit të dytë kombëtar për shkak të pandemisë.

Pamjet që kanë qarkulluar në rrjet, kanë treguar një numër të madh të parisianëve që përpiqen të dalin nga kryeqyteti për në shtëpitë e dyta para se në mesnatë të hynte në fuqi bllokimi i dytë.

Ajri i natës ishte mbushur me tingullin e borive të makinave.

Të tjerë shfrytëzuan rastin për të kaluar një natë të fundit me miqtë dhe familjen natën e kaluar, mbylljes së bareve dhe restoranteve.

Ndërkohë qytetarët francezë në të gjithë vendin zbrazën supermarketet duke përsëritur blerjet nën panik që përfshinë Evropën në muajin mars.

Blerësit më së shumti blenë makarona dhe letra higjienike ndërsa radhë të gjata kishte edhe para parukerive.

Boshatisen supermarketet

Dyqanet dhe bizneset në të gjithë Francën u mbushën ditën e djeshme nga njerëz që garonin për të marrë furnizime dhe ndoshta për të bërë një prerje flokësh në minutën e fundit, përpara bllokimit që hyri në fuqi në mesnatë.

Siç shkruan France 24, produktet e domosdoshme si makaronat dhe letra higjieniket ishin shumë të kërkuara, ashtu si boja e printerit dhe pajisjet elektronike për të punuar nga shtëpia.

Ndërsa dyshekët e yogës nuk gjendeshin më në shumë dyqane të produkteve sportive franceze.

“Unë jam duke furnizuar, pasi nuk e dimë kur do të përfundojë kjo”– tha Catherine Debeaupuis, e cila po bënte pazar në një dyqan të pajisjeve elektronike në Parisin qendror.

Të mërkurën Macron dha lajmin për të vendosur një bllokim të dytë në të gjithë Francën, vetëm pesë ditë pasi kishte thënë se “është akoma shumë herët” për të shyrtuar mundësinë e një bllokimi.

Të enjten, agjencia e shëndetit publik njoftoi 47,637 infeksione të reja në 24 orë dhe 235 vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave përtej 36,000./TemA

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nga 1 dhjetori mësimi i kombinuar në klasa dhe online, ju duket vendim i drejtë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Mësimi i alternuar/ Prindërit: Është periudha e virusit, do përshtatemi nga halli (VIDEO)