FOTOT/ Elisa Spiropali dhe Halit Valteri sfidojnë COVID, takim me 40 veta pa maska

FOTOT/ Elisa Spiropali dhe Halit Valteri sfidojnë COVID, takim me 40 veta pa maska

Gjatë takimit të Spiropalit dhe Valterit në Bathore

Kur shifrat e infektimeve të reja nga koronavirusi po shënojnë rekorde të reja dhe situata në spitale po rëndohet, një pjesë e politikanëve në vend që të japin një shembull për të gjithë qytetarët po tregojnë papërgjegjshmëri me sjelljen e tyre duke mos respektuar masat anti-COVID.

Së fundmi 'sfiduesit' e COVID-19 kanë qenë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe deputeti Halit Valteri.

Në fotot e mëposhtme, të publikuara nga vetë Valteri, duket qartë se në një takim të përbashkët në Bathore të Kamzës deputeti dhe ministrja janë në një ambient të mbyllur me mbi 40 persona të tjerë, të gjitha pa maska. Ndërkohë që Akti Normativ i miratuar në Kuvend e thotë qartë se në ambiente të mbyllura nuk mund të ketë më shumë se 10 persona të mbledhur, kjo sjellje e politikanëve është e patolerushme.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar  (VIDEO)

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar (VIDEO)