Shkolla 9-vjeçare ‘Demokracia’ në Durrës në këtë vit shkollor do të jetë me ambiente tërësisht të rikonstruktuara.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ambientet e kësaj shkolle, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
"Mirëmëngjes, dhe me shkollën 9-vjeçare “Demokracia”, një tjetër shkollë me standarde bashkëkohore e rilindur në Durrës, që do të mirëpresë së shpejti 600 nxënës dhe mësues në mjediset e reja, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan kryeministri në Facebook.