Fotot/ Krerët e Shtetit përdorin gardistët si çadrambajtës në Varrezat e Dëshmorëve
Tre figurat kryesore të shtetit, Presidenti Meta, kryetari i Kuvendit Ruçi dhe kryeministri Rama gjatë homazheve për të rënët, u panë të qëndronin përpara monumentit “Nëna Shqipëri”, teksa punonjësit e Gardës së Republikës u mbanin çadrat.
Gramoz Ruçi, Ilir Meta dhe Edi Rama
5 maji është dita e përkujtimit të Dëshmorëve të Atdheut.
Shumë qytetarë dhe përfaqësues të lartë shtetërorë shkuan në varrezat e Dëshmorëve në Tiranë për të bërë homazhe për të rënët.
Kjo ditë përkujtohet sidomos për të rënët e shumtë të luftës së dytë botërore, kur populli shqiptar bëri rezistencë ndaj pushtimit nazi-fashist deri në çlirimin e plotë të tij në vitin 1945.
Rasti u shoqërua nga një incident i pakëndshëm ndërmjet disa simpatizantëve të moshuar Enver Hoxhës dhe disa personave që u identifikuan si përkrahës të Partisë Demokratike, mes të cilëve ishte edhe ish-deputeti demokrat Ndriçim Babasi.
Por ishte edhe një tjetër detaj domethënës ai që ra në sy.
Tre figurat kryesore të shtetit, Presidenti i Republikës Ilir Meta, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama gjatë homazheve për të rënët, u panë të qëndronin përpara monumentit “Nëna Shqipëri”, teksa punonjësit e Gardës së Republikës u mbanin çadrat që të mos lageshin nga shiu.
Garda e Republikës sipas ligjit, ka si detyrë mbrojtjen fizike dhe të jetës së figurave të larta shtetërore, por duket se sot ajo është keqpërdorur jashtë funksioneve të saj.
Kjo nuk është hera e parë që politikanët shqiptarë përfitojnë nga privilegje të tilla.
Gjatë periudhës kur Barack Obama ishte president i SHBA-ve, pati shumë polemika për faktin që një marins i Shtëpisë së Bardhë i mbajti çadrën presidentit teksa ky i fundit fliste në oborr dhe papritmas nisi shiu.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
21.9%
-
As i mirë as i keq
33.5%
Vota total: 1249
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
Mir që nuk përdorën marinsat që janë mbrapa tyre
PërgjigjuSikur nuk pame bllokun ne dore te Presidentit 7%.
Përgjigju