FOTOT/ Superjahti i themeluesit të WhatsApp-it ankorohet në portin e Durrësit

FOTOT/ Superjahti i themeluesit të WhatsApp-it ankorohet në portin e Durrësit

Jahti në Portin e Durrësit

DURRËS- Në portin e Durrësit u ankorua sot superjahti ”Moonrise” në pronësi të themeluesit të WhatsApp-it, Jan Koum. Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale foto të këtij jahti i cili nga porti i Barcelonës në Spanjë mbërriti në portin e Durrësit në Shqipëri. Ai u ankorua rreth orës 09:30.

Me një gjatësi prej rreth 100 metrash, mjeti lundrues super luksoz është prodhuar në vitin 2020, në një kantier në Holandë.

“Ky është superjahti ‘Moonrise’ i themeluesit të WhatsApp-it Jan Koum i cili është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit”, shkruan Rama ndërsa ndan fotot në rrjetet sociale.

Jan Koum është një miliarder i lindur në Ukrainë në vitin 1976 dhe ka një pasuri 10 miliardë dollarë. Në moshën 16-vjeçare ai udhëtoi drejt SHBA së bashku me familjen e tij.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vin: 08/07/2022 18:05

    Shkarkon fekalet dhe iken

    Përgjigju
  • Tutu: 08/07/2022 14:09

    Vijne vetem per nje arsye… se shtet legen e servil , karburantin jua japim pa aksize… por ama na lejme te bejme nje foto turistike te jahti… dhe pastaj cfare suksesi turizmi shqiptar…!!

    Përgjigju
  • Riku: 08/07/2022 13:24

    Po ceshte ky lajm hahahahaha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

U arrestuan për atentatin e dështuar ndaj Otit të Elbasanit, SPAK kërkon pushimin e hetimeve për miqtë e Erjon Alibejt

U arrestuan për atentatin e dështuar ndaj Otit të Elbasanit, SPAK kërkon pushimin e hetimeve për miqtë e Erjon Alibejt