Kryehetuesi i Rusisë merr në dorë çështjen! Misteret e vdekjes në Qerret të 4 turistëve, trupat i tërheq djali i familjes

Nuk është më një ngjarje e lokalizuar. Hetimin e vdekjes misterioze të 4 turistëve në Shqipëri e ka marrë në dorë kryehetuesi i Rusisë. Teksa prokuroria e Kavajës po e heton ngjarjen për vrasje, Alexandar Bastrykin, kreu i Komitetit hetues, ka udhëzuar institucionet atje për të marrë informacion nga autoritetet shqiptare.Sergey Burenkov 60 vjeç, bashkëshortja 58-vjeçare Natalya, vajza e tyre Ekaterina 31 vjeç dhe partneri i saj, Nikita Beluosov 37 vjeç, u gjenden Në Shqipëri pas një turi në të gjithë botën, në vendet me të synuara nga turistët, çka e kanë ilustruar me shkrepjen e fotove dhe reklamimin e tyre në rrjetet sociale. Në hotelin “Gloria” në Qerret, familjarët erdhën nga Ohri, dhe dita e parë e tyre në vendin tonë, më 15 tetor, u kthye në tragjedi. Kishin revervuar dhe kishin kërkuar t’i bënin gati pishinën dimorore, që stafi i hotelit e hapi brenda ditës duke përdorur klor për ujin e pishinës. Ishte po stafi që i gjeti të gjithë të pajetë, një me këmbët në ujë, dy prej tyre në shezlong dhe tjetrin mes pishinës dhe saunës, pa mundur të konsumojnë as ushqimin dhe pijet që kishin porositur.

Aleksandri, i cili tashmë ka mbetur i vetëm, përfaqësues i një kompanie medicinale, vjen në Shqipëri për të tërhequr trupat e pajetë të njerëzve të zemrës. Vajza, Ekaterina, ishte menaxhere pronash në një agjenci imobiliare, ndërsa mediat ruse pak detaje japin për kryefamiljarin, i cili nga disa media shqiptare u përfol të ishte ish-gjeneral, ndërsa për bashkëshorten e tij thuhet se ishte mësuese.

Një mike e familjes, Anastasia, ka thyer heshtjen për mediat ruse duke ngritur pytjen që shumë kush nga ne mund ta ketë bërë: Si ka mundësi që vdiqën të katërt në një kohë?!

‘Jam e sigurt se ata nuk mund të vdesin papritmas të gjithë së bashku ose të helmojnë veten në çast. Dikush do të lëvizte ose do të binte, por ata ishin ulur në vendet e tyre.. Ata nuk kishin kohë për të ngrënë apo pirë asgjë”, tha Anastasia.

4 ditë pas vdekjes së rusëve që policia fillimisht tha se u asfiksuan brenda saunës, u përfol për përdorim të lëndëve narkotike dhe alkolit, apo edhe helmimit me agjentë biologjikë, humbja e familjes që erdhën të pushojnë në Shqipëri, është ende një ekuacion i pazbërthyer, në pritje të shkakut zyrtar të vdekjes që mund të nxjerrin ekspertët mjeko-ligjore.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:58
Flet mikesha e rusëve që u gjetën të vdekur në Qerret: Ventilimi nuk ka funksionuar! S'mund të vdisnin të gjithë në një kohë

Vdekja e 4 rusëve në hotel ‘Gloria’ në Qerret është veshur me mister, pasi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht shkaku i vdekjes së tyre. Ndërkohë për mediat ruse ka folur edhe një kolege e Sergei Burenkov, Anastasia. Ajo ka treguar edhe versionin e saj duke treguar se ventilimi i hotelit nuk ka funksionuar, por ajo sërish pyet e habitur sesi miqtë e saj humbën jetën në një dhomë aq të madhe në të njëjtën kohë.

‘Sergei ishte një person shumë i mirë, ai nuk i bëri asgjë të keqe askujt. Ne punuam së bashku me të. Ajo që ndodhi ishte një tronditje për ne! Ata vdiqën menjëherë, as nuk lëvizën. Të gjithë mbetën në vendet e tyre. Jam i sigurt se ata nuk mund të vdesin papritmas të gjithë së bashku ose të helmojnë veten në çast. Dikush do të lëvizte ose do të binte, por ata ishin ulur në vendet e tyre. Nuk ka gjurmë. Ndoshta rezultatet e vërteta të autopsisë nuk do të dalin në media. Ata nuk kishin kohë për të ngrënë apo pirë asgjë... Dhe ata që shkruajnë lloj -lloj marrëzish, i uroj që të mos e ndiejnë dhimbjen që na pushtoi, - tha Anasatasia, mikeshë e turistëve të vdekur në Shqipëri.

Vajza tha se po kryhet egazminimi i trupave.

‘Derisa të na i japin trupat, ne jemi duke pritur për një ekzaminim. Emri i dhëndrit ishte Katya Nikita. Unë nuk e kam parë atë, e njoh babanë e saj më mirë - Sergei. Tani ne thjesht po presim, - tha Anastasia.

Ora 11:39
Vdekja e 4 rusëve në Shqipëri në nivelet më të larta të shtetit rus, Kreu i Komitetit Hetues të Rusisë kërkon informacion

Në Rusi çështja e vdekjes së 4 turistëve nga Moska në një hotel në fshatin Qerret në Kavajë ka shkuar deri në nivelet më të lartë të shtetit rus.

Vetë  Alexander Bastrykin kreu i Komitetit Hetues të Rusisë, që është ekuivalente si KLP në Tiranë ka udhëzuar Departamentin Kryesor të Hetimit dhe Mjekësinë Ligjore atje për të marrë informacion nga autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë dhe të raportojë për të gjitha rrethanat e vdekjes tragjike të shtetasve rusë.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hari: 20/10/2021 07:54

    Do par nga djali qe po terheq trupat.....

    Përgjigju
  • Daku: 20/10/2021 07:00

    I ka zen korenti brenda ne Pishinë! Si ka mundesi asnje gazetar se permend kte gje? Viktimat Jan konfirmuar me rrobe te lagura dhe te nxire ne trup , nxirjen ne trup e shkakton renia ne kontakt me korentin cdo Person qe humb jeten nga korenti ka nxirje ne trup ! Pra viktimat kan Humbur jeten njekohesisht brenda ne Pishinë dhe dikush i ka nxjerr nga aty per te Humbur gjurmet .

    Përgjigju
  • K.myftaraj: 20/10/2021 06:37

    I ka vrare edi rama se njeri prej ruseve qenka vellai e edi rames...nga mArtesia e kristaqit me nje ruse.....vellai I edit I ka kerkuar para..dhe edI rama I ka helmuar....

    Përgjigju
  • Iris: 20/10/2021 02:52

    Mos valle kane vdekur nga ndonje rrjedhje gazi, cfare sistemi ngrohjeje perdorte hoteli?Ambienti ku u gjeten ishte i mbyllur komplet?

    Përgjigju
  • Lori: 19/10/2021 23:45

    Harrojeni gjetjen e shkakut te vertete. Autoritetet dhe biznesi Shqiptar do jene dhe do shpallen fajtore nga derrat Ruse, pavaresisht shkakut te vertete. Kete do ky bq-ri yne. Te fuse ne administrate derra ruse.

    Përgjigju
  • LORA: 19/10/2021 22:56

    Kjo eshte nje vrasje shume e sofistikuar, qe perdori token shqiptare per te mbuluar vrasesit shume te specializuar,te cilet nuk mund te jene absolutisht shqiptare. Tymi do t'i dale ketij krimi,nga nje hetim thelbesor specialistesh gjermane. Keqardhje per Familjen ruse. Mos qofte per intencione politike.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 19/10/2021 15:03

    Mjere ata qe iken por shkakun e vdekjes as keni per ta gjetur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin