Ndërkohë një fakt tjetër që përforcon këtë përfundim është edhe pëlqimi i fotove nga motra e modeles dhe këngëtares, Jehona Dreshaj. Shpati dhe Afërdita u ndanë disa muaj më parë duke i dhënë fund fejesës së tyre për shkak të largësisë dhe angazhimeve, siç ka pohuar këngëtari Kasapi.
Megjithatë sipas mediave arsyeja e vërtetë kanë qenë fotot e publikuara të Afërditës me aktorin hollivudian Leonardo Di Caprio. Sa i përket versionit të Afërditës, ajo nuk ka dashur asnjëherë të prononcohet për mediat duke anashkaluar kështu pyetjet rreth kësaj ngjarje. Megjithatë duket se kjo histori është lënë pas dhe çifti ka rifilluar lidhjen.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)