FOTOT: Në radhë për të marrë ushqimin, pamje nga Turqia pas tërmetit fatal

FOTOT: Në radhë për të marrë ushqimin, pamje nga Turqia pas tërmetit fatal

Po bëhen thuajse 1 muaj e gjysmë që kur tërmeti i 6 Shkurtit goditi qytetit turk të Gaziantep-it, nga ku la pasoja të parikuperueshme në jetë njerëzish dhe dëme të shumta materiale.

Tërmeti me magnitudë 7.8 ishte padyshim ndër më të fuqishmit ndonjëherë dhe shkatërrimtar për Turqinë e Sirinë por edhe sot pasi ka kaluar kohë nuk kanë ndryshuar shumë gjëra nga qyetetet e rrënuara.

Gazetarët që kanë raportuar nga vendet ku çdo ndërtesë u shemb e mijëra njerëz mbetën nën rrënoja, kanë treguar me detaje si e kanë përjetuar këtë tragjedi.Sipas rrëfimeve të tyre për mediat e huaja, fenomenet natyrore zmadhohen kur nuk ka mirëmenaxhim nga ana e shtetit, sidomos një një tragjedi të tillë ku për pos goditjes së madhe, pos lëkundjet rënduan edhe më shumë gjendjen.

I vetmi ngushëllim, janë njerëzit që bashkohen nga mbarë bota për të ndihmuar, pa dallim klasor, gjeografik apo politik.Të gjithë I kanë sytë nga Turqia dhe Siria, shtete janë solidarizuar në ndihmë të vazhdueshme materiale dhe përkrahje për të gjithë të prekurit.

Por faktet e dhimbshme nuk ndryshohen dot, më shumë se 50,000 vdekje janë raportuar në të gjithë Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore. Përpjekjet e shpëtimit dhe rikuperimit kanë përfunduar dhe puna për heqjen e rrënojave dhe prishjen e ndërtesave të dëmtuara ka filluar.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se 1.5 milionë njerëz mbetën të pastrehë nga tërmeti dhe grupet lokale, bamirësitë dhe agjencitë qeveritare po punojnë për t’u kujdesur për ta, duke ngritur qytete me tenda, duke ripërdorur makinat e trenave të pasagjerëve dhe duke hapur xhami dhe hotele.

Më poshtë disa imazhe nga rajone të Turqisë të goditura nga tërmeti, në javët e fundit.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë