Dëmtimi i Rey Manaj, reagon Sivasspor: Shqipëria e dinte gjendjen, duhen 4-6 javë rikuperim

Dëmtimi i Rey Manaj, reagon Sivasspor: Shqipëria e dinte gjendjen, duhen 4-6 javë rikuperim

Rey Manaj

Rey Manaj udhëtoi dy ditë më parë drejt Tiranës për t’u bashkuar me Kombëtaren në prag të Ligës së Kombeve. Një kontroll mjekësor konfirmoi atë që dihej, dëmtim i sulmuesit që ka javë jashtë fushe.

Për këtë ka reaguar edhe klubi i Sivasspor që tregon se stafi i Shqipërisë e dinte gjendjen e lojtarit para se ai të udhëtonte, duke shpjeguar se Rey ka nevojë për 4-6 javë rikuperim.

Rey Manaj ka pësuar një dëmtim në muskulin e djathtë në ndeshjen e Adana Demirspor të luajtur më 25 tetor në javën e 10-të të Superligës turke dhe se “Dëmtimi muskulor i Rey Manajt u konstatua gjatë kontrolleve shëndetësore. Është konstatuar se Rey Manaj ka nevojë për një periudhë rehabilitimi prej të paktën 4-6 javësh”, njoftohet nga Sivasspor.

Në deklaratë thuhet se Rey Manaj nuk ka mundur të luajë në ndeshjet kundër Rizespor dhe Fenerbahçe për shkak të dëmtimit të tij gjatë kësaj periudhe dhe është theksuar:

“Të premten, më 8 nëntor kombëtarja shqiptare u informua për gjendjen aktuale të lëndimit të lojtarit tonë dhe u deklarua se ai nuk kishte të drejtë të zgjidhej për ndeshjet e UEFA Nations League kundër Çekisë më 16 nëntor dhe Ukrainës më 19 nëntor. Sulmuesi ynë u thirr në ekipin kombëtar për rehabilitim. Pas trajtimit, ai u hoq nga ekipi i kampit të kombëtares shqiptare. Rey Manaj do të kthehet në Sivas javën e ardhshme dhe do të vazhdojë trajtimin në ambientet e klubit tonë", thuhet në njoftim.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitete kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’

Aktivitete kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’