FOTOT/ Prej kohësh nuk shiheshin bashkë, Luana Vjollca ‘kapet mat’ me Krenar Çoçajn, çifti marrin pjesë në dasmën e yllit botëror

FOTOT/ Prej kohësh nuk shiheshin bashkë, Luana Vjollca ‘kapet mat’ me Krenar Çoçajn, çifti marrin pjesë në dasmën e yllit botëror

Luana Vjollca prej kohësh është përfolur se është në një lidhje dashurie me biznesmenin Krenar Çoçaj, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht këtë gjë.

Moderatorja ka shprehur se dëshiron të mos flasë për jetën e saj private, por provat treguan se ajo ishte në një lidhje romantike me Krenar Çoçajn. Megjithatë, prej kohësh çifti ishte “në hije”, pasi nuk kishim dëgjuar më për ata, madje dyshja kishin kohë që nuk fotografoheshin bashkë, duke nxitur aludime se marrëdhënia e tyre ka përfunduar ashtu në heshtje. Por, së fundmi, “Iconstyle” ka siguruar një foto të çiftit, i cili mori pjesë në dasmën e ylli botëror Lele Pons.

Luana ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale pak nga dasma, por është treguar mjaft e kujdesshme për të mos treguar asgjë për Krenarin, i cili e shoqëroi në dasmë.

Lele Pons ka kurorëzuar dje në martesë lidhjen e dashurisë me reperin portorikan, Guayanaa. Të pranishëm në dasmë kanë qenë VIP-at më të njohur të botës si Paris Hilton, Camila Cabello, Anitta, Becky G apo Diplo. E ftuar ka qenë edhe moderatorja shqiptare, e cila përmes postimeve në rrjetet sociale ka treguar se e ka shijuar./IconStyle

16/4
SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?