Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e ditës së sotme duke ndarë foto nga punimet në Urën e Klosit. Në rrjetin e tij social ‘Facebook’, Rama ka ndarë disa foto dhe shkruan se punimet janë drejt përfundimit.

Rama thotë se pasi të mbarojë investimi, në këtë urë do të bëhet edhe kalimi i këmbësorve dhe se do të jetë më e sigurt se më parë.

“Po i jepet dora e fundit punimeve në Urën e Klosit, ku tashmë me zgjerimin e saj dhe montimin e trarëve do të jetë e hapur për lëvizjen e këmbësorëve dhe të automjeteve, shumë më e sigurt dhe funksionale se më parë”, shkruan Rama.