FOTOT/ Terrenet e reja sportive në gjimnazin ‘Asim Zeneli’ në Gjirokastër

FOTOT/ Terrenet e reja sportive në gjimnazin ‘Asim Zeneli’ në Gjirokastër

GJIROKASTËR- Të rinjtë që studiojnë në gjimnazin ‘Asim Zeneli’ në Gjirokastër tashmë kanë terrene të reja sportive, me kushte bashkëkohore.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga terrenet sportive, ndërsa nxënësit luajnë basketboll.

“MIRËMËNGJESI dhe me terrenet e reja sportive të gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku janë krijuar kushtet fantastike për të rinjtë, duke mirëpritur edhe ndeshjet ndërmjet ekipeve sportive të qarkut, pjesë e lëvizjes sportive në shkolla, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Ky është një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ndërsa në këto terrene të reja sportive do të zhvillohen edhe ndeshjet ndërmjet ekipeve sportive të krijuara në çdo qark.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale