Presidenti francez Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte u shoqëruan nga disa truproja në Uashington të hënën, por ishte njëri mes tyre ai që ra më tepër në sy për përkujdesjen e imazhit të tij.

Familja e parë franceze shkoi në kryeqytetin e SHBA-ve këtë javë për t’u takuar me presidentin Donald Trump dhe gruan Melania për darkën e tyre të parë shtetërore.

Makronët ecën nëpër rurgët e Uashingtonit të shoqëruar nga agjentë sigurie të veshur me kostumë të zinj dhe kollare.

Por njëri prej truprojave që i ngjante Ricky Martin, rrëmbeu skenën me pamjen e tij, që nga flokët me stil e deri te mjekra e shkujdesur.

Emmanuel dhe Brigitte iu bashkuan presidentit Trump dhe Melanias në banketin e tyre shik të organizuar të martën mbrëma.

Ata këmbyen puthje dhe pozuan para fotografëve përpara se të shkonin për darkë.