FOTOT/ Veliaj: Shkolla e re në Kodër-Kamëz, xhevahiri i parë, do zhdukim mësimin me dy turne

FOTOT/ Veliaj: Shkolla e re në Kodër-Kamëz, xhevahiri i parë, do zhdukim mësimin me dy turne

Erion Veliaj

Shkolla e re që do të ndërtohet në Kodër Kamëz do të jetë xhevahiri i parë i 17 shkollave që do të nisin të ndërtohen shumë shpejt në Tiranë. Përmes një postimi Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj siguron se beteja në kryeqytet për të zhdukur mësimin me dy turne pas 30 vitesh do të fitohet.

“Beteja jonë për të zhdukur mësimin me dy turne, pas 30 vitesh, do të fitohet sapo të hedhim themelet e shkollës së re në Kodër-Kamëz, e cila do të jetë xhevahiri i parë i 17 shkollave që do të nisin të ndërtohen shumë shpejt në Tiranë”, shkruan Veliaj.

Garancia më e mirë për këtë janë çerdhet, kopshtet dhe shkollat e ndërtuara gjatë këtyre katër viteve në kryeqytet. Duke renditur një sërë investimesh që janë bërë për përmirësimin e infrastrukturës për çerdhe, kopshte dhe shkolla, Veliaj shprehet krenar për punën e pakursyer të bërë gjatë kësaj periudhe.

“Kur shoh sa shumë kemi bërë në këto 4 vjet, më mbush me krenari puna e pakursyer për çerdhet, kopshtet dhe shkollat e Tiranës. Ndërtuam 5 shkolla ë reja: “Kosova” te Rr. Elbasanit, “Ardian Klosi” te Bregu i Lumit, “Betim Muço” në Kombinat, “Hasan Tahsin” te Njesia 2, ‘Servete Maçi’ te Njesia 8, dhe rikonstruktuam me themel dy nga shkollat ikone të qytetit që kanë prodhuar kaq shumë talente shqiptare në botë, Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe Shkollën e Baletit”, shkruan ai.

Kreu i Bashkisë nënvizon se këto shkolla me standarde, janë garancia se fëmijët jane aseti më i vyer i qytetit dhe për ta ia vlen çdo mund e përpjekje.  

“Këto shkolla me standarde, me klasa e laboratorë model, tashmë të përfunduara, janë garancia jonë se fëmijët, gjenerata tjeër, jane aseti më i vyer i qytetit dhe për ta ia vlen çdo mund e përpjekje. Bashkë”, deklaron Veliaj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë