Muajin e kaluar u raportua se Rihanna është ndarë nga i dashuri i saj miliarder Hassan Jameel.
Por këngëtarja është bashkuar përsëri me të, pasi u fotografuan bashkë duke kaluar pushimet nën shoqërinë e njëri-tjetrit në Puerto Vallarta, Meksikë.
Dhe duket se nuk po i shijojnë dhe aq shumë pushimet. 30-vjeçarja duket mjaft e zemëruar me biznesmenin saudit. Paparacët kanë kapur tensionin midis tyre.
Bukuroshja brune shihet e ulur në një shezllon e veshur me bikini ndërsa i dashuri qëndron pranë saj.
Por në fytyrën e tyre nuk ka asnjë grimcë buzëqeshje. Pas zënkës, Hassan largohet i mërzitur ndërsa Rihanan e ndejk pas e mbështjellur me peshqir.
Rihanna duke kaluar pushimet me të dashurin