FUSHË-KRUJË - Veprimi i rrallë i 70-vjeçarit nga Kruja, pasi u vetëshpall i vdekur se ndihej i vetmuar dhe i braktisuar nga të afërmit, ka ngjallur debate dhe habi edhe tek miqtë dhe fqinjët e tij.
Hajdar Lila vendosi të vetëshpallej i vdekur me qëllimin e vetëm, që të afërmit e tij ta kujtonin e ta vizitonin. Fqinjët dhe miqtë e 70-vjeçarit tregojnë se Lila ishte një njeri pozitiv dhe shumë human.
Ata thone se Lila ishte treguar disa herë i gatshëm për t’i ndihmuar ekonomikisht, gjatë kohës kur ai punonte si emigrant në Kanada. Fqinjët tregojnë se ata e kanë vizituar disa herë të moshuarin, ndërsa shmangin të komentojnë marrëdhëniet e tij me fëmijët dhe të afërmit e tjerë.
Hajdar Lila të hënën nxori në shtyllë lajmërimin e vdekjes së tij për së gjalli, duke u ngritur kështu një lloj rrengu të gjithë të afërmve, që e kishin braktisur. Ai kishte pak vite që ishte kthyer si emigrant në Kanada.
Lila ishte ndjerë i zhgënjyer me të afërmit e tij, të cilët sipas tij e kishin braktisur kur ai nuk ishte në gjendje të mirë ekonomike.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com