Franca goditet nga sulmet kundër hebrenjve...a fshihen pas 'jelekverdhët'?!

Franca goditet nga sulmet kundër hebrenjve...a fshihen pas 'jelekverdhët'?!

Ilan Halimi në përkujtimoren që është ngritur për të

Teksa qëndron para një objekti tjetër të dhunuar të hebrenjve,  Mauricette Rouffignat kujton ditët e errëta të së shkuarës: "Kam përjetuar Luftën e Dytë Botërore dhe të gjitha vuajtjet, hebrenjtë që u dëbuan", thotë 84-vjeçari, i cili vetë nuk është hebre, por banor i Saint-Geneviève-des-Bois, një qytet i qetë në periferi të Parisit. "Ne nuk mund të rrimë pa reaguar ndaj këtyre ngjarjeve, ndaj këtij racizmi dhe pandjeshmërie në rritje".

Aty pranë, ca politikanë vendorë dënojnë intolerancën dhe vënë kurora te portreti i një të riu të qeshur, ndërsa mbi kokat e tyre gjëmojnë trenat që kalojnë me shpejtësi. Aty e kishin hedhur njëzetetrevjeçarin Ilan Halimi, pasi e kishin kidnapuar dhe torturuar me javë të tëra. Meqë ishte hebre, kidnapuesit mendonin se familja e tij mund të paguante një shpërblesë të madhe. Por familja nuk i kishte të hollat dhe Halimi vdiq rrugës për në spital.

Kjo kishte ndodhur para 13 vjetësh. Që atëherë, Franca ka përjetuar një mori rastesh të tjera të tmerrshme anti-semite, nga të shtënat mbi një shkollë izraelite në vitin 2012 në Tuluzë, deri në sulmet terroriste të vitit 2015 mbi një dyqan izraelit në Paris. Vitin e kaluar, 85-vjeçarja që kishte mbijetuar Holokaustin, Mireille Knoll, u bë gruaja e dytë e moshuar hebraike e vrarë në sa e sa vite.

Një trend i gjerë në Evropë

Antisemitizmi është në rritje në Francë dhe qeveria raporton për një rritje prej 74 për qind të akteve anti-izraelite gjatë vitit 2018, krahasuar me vitin 2017. "Qeveria duhet të bëjë më shumë", thotë rabini Michel Serfaty, i cili kryeson një shoqatë miqësie hebraike-myslimane. "Lufta kundër antisemitizmit nuk mund të kryhet vetëm nga qytetarët dhe komunitetet, por duhet të bëhet një çështje kombëtare".

Vetëm gjatë javës së kaluar janë parë mbi kutitë postare piktura grafiti me portretin e një të mbijetuari të Holokaustit, Simone Veil, i cili në vijim u bë një nga politikanët më të respektuar të Francës. Vandalët kishin shkruar me shkronja të verdha "Çifutë" (Jews) mbi murin e një lokali në Paris, si në kohën e nazizmit. Edhe disa pemë të përkujtimores së Halimit ishin cenuar.

Frankreich antisemitischer Angriff auf Bagel-Geschäft in Paris (picture-alliance/AP Photo/C. Ena)

Në vitrinën e këtij dyqani në Paris ishte shkruar "çifutë"


Franca nuk është i vetmi vend i Evropës që po përballet me këtë shtim të akteve antisemite. Edhe Gjermania dhe Britania e Madhe kanë raportuar rritje të numrit të akteve antisemite për vitin e kaluar. Një numër rekord është shënuar në Britaninë e Madhe: 1652. Një studim i Bashkimit Evropian në dhjetor pat zbuluar se qindra hebrenj në një duzinë shtetesh kishin raportuar se ishin sulmuar fizikisht apo me fjalë gjatë vitit 2018. Një tjetër hulumtim i CNN-it nxori në pah se vazhdojnë të jetojnë stereotipat e vjetër, përfshirë edhe përshtypjen se  hebrenjtë kanë shumë ndikim në media, financa dhe politikë.


Në Francë, që është vendbanimi i komunitetit më të madh të izraelitëve në Evropën Perëndimore,  95 përqind e izraelitëve kanë thënë se janë të shqetësuar për antisemitizmin në rritje. Me mijëra kanë emigruar në Izrael.

Ekspertët thonë se antisemitizmi i sotëm në Evropë ka dy burime: njëri vjen nga imigrantët myslimanë arabë dhe afrikanë të brezit të dytë, dhe tjetri është më "tradicional" dhe ka ekzistuar për shumë vite, por që ka nisur të rishfaqet me "jelekët e verdhë", pra, protestat kundër presidentit Macron nga fundi i vitit të kaluar. Antisemitizmi  shfaqet në mënyra të ndryshme, thonë ata - jo vetëm në sulmet kundër hebrenjve, por edhe me graffiti kundër presidentit Emmanuel Macron, i cili ka qenë bankier në bankën e dinastisë izraelite Rothschild, 

"Ata po prisnin një shkas,  thotë rabini Michel Serfaty, nga grupi i miqësisë ndërfetare izraelito-myslimane. "Ishin jelekët e verdhë që iu dhanë impuls për t'u shprehur". Këtë mendim e ndan edhe politologu Jean Petaux, nga Universiteti i Shkencave Po Bordeaux. Ai thotë se "jelekët e verdhë janë përgjegjës për këtë klimë, sepse nuk janë shprehur kundër akteve antisemite". 

Rabbi Michel Serfaty (DW/E. Bryant)

Rabini Michel Serfatz lufton antisemitizmin në Francë

Ndryshe mendon Jean-Yves Camus, specialist për radikalizmin politik: "Antisemitizmi tradicional francez ekziston ende, por shumica e sulmeve të dhunshme nuk vijnë nga ekstremistët e djathtë, por nga njerëz me prejardhje emigracioni". 

Rabin Serfaty ka vite që lufton kundër anti-semitizmit. Ai e bën atë në rrugë, shkon nëpër lagjet e banuara kryesisht nga imigrantë së bashku me një grup të rinjsh vullnetarë myslimanë. Por ai rrëfen se është e vështirë. Tregon për një klasë të historisë fetare në një shkollë lokale të lartë, ku studentët ishin shumë agresivë kur mësuesja nisi të flasë për judaizmin. Serfaty thotë se brezat e ardhshëm duhet të bëhen qytetarë të respektuar që duan Francën. "Paragjykimet nuk kanë vend këtu". /DW

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën