Pjesë nga intervista për gazetarin Artan Hoxha/ Klement Balili: Pse vendosa të dorëzohem tani

Në emisionin "Repolitix" në "Report Tv", është publikuar një fragment nga intervista e Klement Balilit për gazetarin investigativ të Report Tv, Artan Hoxha. I ashtuquajturi "Eskobari i Ballkanit" ka rrëfyer arsyet që e çuan atë të dorëzohej pas 2 vitesh e gjysmë në arrati. Ai thotë se u arratis deri në përmbylljen e dosjes hetimore në ngarkim të tij kohë të cilën ai nuk ka preferuar ta kalojë në qeli, por në fshehtësi dhe duke i shpëtuar disa operacioneve të policisë, ndër ta edhe të forcave RENEA. Balili thotë se nuk kishte besim te drejtësia shqiptare. "Pas shpalljes në kërkim për disa akuza, që nga ai moment u fsheha. U fsheva se nuk kishte prova. Drejtësia nuk kishte dokumentet e duhura për mua. Nga ai moment mora një njoftim se ka ardhur dokumentacioni për gjykuar se çështja ime i kalon drejtësisë shqiptare. Nga ky moment unë jam i gatshëm të përgjigjem".

Intervista e plotë me Klement Balilin do transmetohet nesër në emisionin "Repolitix" në orën 20:30. 


Lajmi kryesor:

'Repolitix' transmeton pjesë nga intervista e Klement Balilit për gazetarin Artan Hoxha (VIDEO)


l.q./Shqiptarja.com